Trump: Shpëtoni Tiktok-un!
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha sot në rrjetin e tij social Truth Social se Tiktok duhet të ruhet, pasi platforma ndaloi së punuari në Shtetet e Bashkuara të shtunën mbrëma. “Shpëtoni Tiktok-un!”, shkroi Trump.
Trump më parë tha se ai “me shumë gjasa” do të vononte ndalimin e TikTok për 90 ditë pasi ai të merrte detyrën nesër, të cilit Tiktok iu referua në një njoftim të postuar për përdoruesit në aplikacion.
Platforma TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytdance, pezulloi operacionet për përdoruesit në SHBA të shtunën vonë, përpara ndalimit të sotëm të rrjetit social në Amerikë. TikTok është zhdukur nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google, raportoi Reuters.
“Ligji për ndalimin e TikTok është miratuar në SHBA. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që ju nuk mund ta përdorni TikTok për momentin. Jemi të lumtur që (presidenti i sapozgjedhur i SHBA Donald) Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer TikTok kur të marrë detyrën” , sipas një mesazhi në aplikacion.
Edhe disa influencues amerikanë reaguan ashpër ndaj lajmeve për ndalimin e Tiktok .
LEXONI GJITHASHTU:
- Çfarë nënkupton ndalimi i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë
- Gjeorgjia thyen Greqinë, kualifikim historik në Europian. Kompletohet Euro 2024
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut