5400 vende të lira pune, në cilat fusha dhe qytete dominojnë më shumë kërkesat?

19 Janar 2025 | 17:32

Bizneset në vend kërkojnë punëtorë krahu në ndërtim, hidraulikë, saldatorë, marangozë, mobilierë, shitës dhe profesione te tjera. Në faqen online të Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ata kanë çuar kërkesat me 5400 vende të lira gjithsej.

Në stinën e dimrit, dominojnë kërkesat nga industria përpunuese, ndërtimi e teknologjia e informacionit, ndërsa Tirana, ku ndodhen më shumë biznese, Durrësi dhe Shkodra janë qytetet me më shumë vende vakante.

Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare ka punësuar me ndërmjetësim rreth 25 mijë punëkërkues, nga 70 mijë që janë të regjistruar në sistem.

Kjo shifër, në kushtet kur bizneset vuajnë për fuqi punëtore, tregon se kërkesa dhe oferta për vende pune, nuk përputhen në tregun tonë për shkak të pagës dhe kushteve që ofrohen.

Ndërkohë, thirrjen për t’u regjistruar në portalin e punësimit e ka bërë edhe kryeministri, i cili fton emigrantët shqiptarë të krijojnë mundësi  të reja në vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026