EMRI/ E zhdukur prej disa ditësh, gjendet e pajetë 62-vjeçarja shqiptare në Itali
Suzana Koçibelli, 62 vjeçe, shqiptarja që ishte shpallur e zhdukur që nga data 9 janar, është gjetur e vdekur.
Trupi i saj u gjet në ujërat e lumit Tiber, pranë digës Castel Giubileo, në veri të Romës. Zbulimi u bë nga stafi i Enel, që ishte duke punuar në një hidrocentral në këtë zonë.
Pas nxjerrjes së trupit nga ushtarët dhe zjarrfikësit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë gjetur shenja të dukshme dhune. Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur disa orë pas largimit të saj nga shtëpia.
Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie, ndërsa janë marrë të gjitha masat për të analizuar çdo detaj që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pas denoncimit në polici, familjarët kishin bërë një apel përmes shoqatës Penelope Lazio Odv dhe programit Chi l’ha Visto?, por nuk kishin mundur ta gjenin.
Në një komunikatë, autoritetet kanë shprehur ngushëllimet për familjen e saj dhe kanë kërkuar të gjitha informacionet e mundshme nga qytetarët që mund të kenë parë diçka që mund të ndihmojë hetimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)