“21 janari kishte axhendë të dhunshme”, Berisha: Organizator është vetëm një, Rama
Sali Berisha reagoi lidhur me ngjarjen e 21 janarit, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama si organizatorin e protestës së vitit 2011.
Gjatë një konference për shtyp, Berisha theksoi se protesta e 21 janari kishte një agjendë politike të dhunshme, një qëndrim që ka qenë konfirmuar sipas tij nga “institucionet më serioze”.
Ai gjithashtu përmendi një deklaratë ku sipas tij qeveria amerikane kërkonte hetim mbi rolin e Edi Ramës si organizator të protestës.
Në lidhje me viktimat e asaj ngjarje, Berisha tha se i kishte shprehur ngushëllimet e tij dhe kishte bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për këtë çështje.
“Ka një deklaratë nga qeveria amerikane, e cila kërkon hetim nga policia për organizatorin që është Edi Rama. Ata që nuk duan të mashtrojnë veten dhe që nuk duan ta përdorin fatkeqësinë e të tjerëve për ushqim politik, duhet ta dinë se në këto 14 vite prokuroria ka qenë e Edi Ramës”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta