SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia

21 Janar 2025 | 15:56

SPAK ka marr të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia. Këtë të martë atij iu komunikua akuza veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të giykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë. Vetë Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që ish kryebashkiaku i Shkodrës thirret në SPAK. ai është thirur më herët në 2 tetor 2024 dhe në 24 dhjetor 2024.

Vetë ish-kryebashkiaku është shprehur më herët se çështja për të cilën është thirrur nuk përbën interes publik.

“Dhashë një deklaratë që nuk ka lidhje as me çështjet e krimit të organizuar, as me korrupsionin, as me para të pista, rrini të qetë, kjo nuk përbën asnjë interes për opinionin publik”, është shprehur Bardh Spahia pas daljes nga SPAK më 24 dhjetor 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026