OBSH: Shqipëria shpenzon për shëndetësinë 5 herë më pak se mesatarja europiane

21 Janar 2025 | 16:26

Shqipëri ka nivelin më të ulët të shpenzimeve për shëndetësinë në Europë. Raporti i fundit i publikuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Eonomik (OECD) ka nxjerr në pah se në vitin 2022 shpenzimet shëndetësore në sistemim publik dhe privat janë 734 euro për frymë.

Ky ishte niveli më i ulët në Europë, dhe njëkohësisht  gati 5 herë më I ulët se mesatarja e BE-së e cila është 3,533 euro,

Në rajon, shpenzimet më të larta për shëndetësinë i ka Mali i Zi, dy herë më shumë se Shqipëria me 1593 euro, e ndjekur nga Serbia 1517, Maqedonia e Veriut 1142 euro, dhe  Bosnjë- Hercegovina 1072.

Të dhënat tregojnë se Zvicra kryeson Europën për nivelin e lartë të shpenzimeve shëndetësore për frymë me 5630 euro në vit e ndjekur nga

Norvegjia me 5,376 euro.

Nga ana tjetër edhe Hungaria, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania, Turqia kanë nivele të ulta të shpenzimeve për shëndetësinë në raport me mesataren europiane.

Shpenzimet shëndetësore për frymë 2022

  • Shqipëria  734 euro
  • Mali i Zi  1593 euro
  • Serbia     1517 euro
  • Maqedonia e Veriut    1142 euro
  • Bosnjë- Hercegovina 1072 euro

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026