Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 5 policë, SPAK kërkon burg përjetë për Marashin
Prokuroria e Posaçme kërkon burgim të përjetshëm për Fran Marashin, të përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, të akuzuar për përfshirje në masakrën e Urës Vajgurore, ku humbën jetën pesë punonjës policie.
Gjykata e Lartë, në një vendim të marrë pas 28 vitesh nga ngjarja, urdhëroi rigjykimin e çështjes, duke marrë parasysh pretendimet e të pandehurit për shkelje të të drejtave të tij për një proces të rregullt ligjor.
Fran Marashi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për procesin gjyqësor të zhvilluar kundër tij gjatë viteve 1999-2000 dhe se ishte informuar për vendimin vetëm pas arrestimit dhe ekstradimit të tij nga Italia në Shqipëri, në vitin 2006.
Gjatë rigjykimit të çështjes, Prokurori Alfred Shehu paraqiti të martën konkluzionet përfundimtare në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar që Marashi të dënohet me burgim të përjetshëm për rolin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale.
Seanca e ardhshme pritet të përfshijëmbrojtjen e të pandehurit, pas së cilës gjykata do të shpallë vendimin përfundimtar.
Për këtë ngjarje, më herët nga gjykatat janë dhënë edhe 3 dënime me burgim të përjetshme.
Prej 13 dhjetorit, Fran Marashi mbahet i izoluar në regjimin 41-bis. Ka qenë një vendim i ministrit Manja, i cili firmosi urdhrin për mbajtjen e tij nën regjimin e ashpër për 1 vit, për shkak të informacioneve që Drejtoria e Burgjeve kishte siguruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest