Trump flet për vendosjen e tarifave ndaj Kinës në shkurt, reagon ashpër Pekini

22 Janar 2025 | 11:03

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se po shqyrton vendimin për vendosjen e një tarife prej 10% mbi importet e mallrave të prodhuara në Kinë, duke nisur nga data 1 shkurt. Gjatë një konference për shtyp të martën, Trump argumentoi se masa është pjesë e përpjekjeve për të adresuar dërgimin e fentanilit në Meksikë dhe Kanada.

Presidenti i SHBA-së kërcënoi gjithashtu me vendosjen e tarifave të reja prej 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë, duke i akuzuar për tolerimin e emigrantëve pa dokumente dhe lehtësimin e trafikut të drogës drejt SHBA-së.

“Kina është një abuzues, por Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne. Ata na trajtojnë shumë, shumë keq,” tha Trump, duke paralajmëruar tarifa edhe ndaj bllokut evropian si pjesë e planit të tij për “kthimin e drejtësisë” në tregtinë ndërkombëtare.

Autoritetet kineze reaguan ashpër ndaj kërcënimeve të Trump, duke paralajmëruar masa mbrojtëse. “Ne kemi besuar gjithmonë se luftërat tregtare dhe tarifat nuk kanë fitues,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning. Ndërkohë, zëvendëskryeministri kinez, Ding Xuexiang, gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bëri thirrje për dialog dhe zgjidhje “të favorshme” të mosmarrëveshjeve tregtare, pa përmendur direkt SHBA-në.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, paralajmëroi kundërtarifa ndaj SHBA-së, duke theksuar se Otava është gati të mbrojë interesat kombëtare. “Nëse presidenti Trump zgjedh të vazhdojë me tarifat, Kanadaja do të përgjigjet – dhe gjithçka është në tryezë,” deklaroi Trudeau.

Edhe Meksika ka sinjalizuar se po shqyrton masa reciproke, ndërsa Bashkimi Evropian nuk ka komentuar ende mbi kërcënimet.

Ekspertët paralajmërojnë se politikat tarifore mund të çojnë në rritje çmimesh për konsumatorët amerikanë dhe të nxisin hakmarrje tregtare, duke prekur rëndë kompanitë që varen nga eksportet.

Analistët vlerësojnë se tarifat janë një pjesë kyçe e strategjisë ekonomike të Trump, i cili beson se ato mund të rrisin të ardhurat nga taksat, të mbrojnë vendet e punës dhe të forcojnë industrinë vendase. Por kundërshtarët e masave theksojnë se proteksionizmi ekonomik mund të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të cenojë stabilitetin e tregut global.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026