Deputetët e PACE-s: Polarizimi politik në Kosovë rrezikon demokracinë

22 Janar 2025 | 14:00

Kosova ka bërë përgatitje të mira për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por rritja e polarizimit politik mund të minojë demokracinë, sipas një delegacioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Delegacioni, i përbërë nga Petra Bayr dhe Andrea Eder-Gitschthaler nga Austria dhe Mehmet Akalin nga Turqia, përmbylli një vizitë parazgjedhore në Prishtinë, ku zhvilloi takime me krerë shtetërorë, përfaqësues ndërkombëtarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Sipas PACE-s, fushata zgjedhore po zhvillohet në mënyrë paqësore, por shqetësuese mbetet ndikimi i keqinformimit dhe përdorimi i inteligjencës artificiale gjenerative, veçanërisht në mungesë të rregullimit të mediave online dhe transparencës mbi pronësinë e tyre

Delegacioni ngriti shqetësime për hezitimin e disa partive politike për të marrë pjesë në debate televizive dhe bojkotimin e tri stacioneve të mëdha televizive nga partia në pushtet, duke theksuar se këto veprime dëmtojnë informimin publik, sidomos të të moshuarve.

Bayr, Eder-Gitschthaler dhe Akalin theksuan rëndësinë e mediave në ofrimin e informacioneve të sakta dhe të larmishme, duke e cilësuar këtë si thelbësore për procesin demokratik dhe për një votim të informuar.

Ata bënë thirrje për veprime të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse për të adresuar tensionet politike dhe për të mbrojtur procesin demokratik në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i PE, reagon Bardhi: Rama të dëgjojë zërin e eurodeputetëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Raportin e Parlamentit Evropian për zonën...
16:54 | 17/06/2026

Përplasen tre automjete në aksin Pogradec-Lin, plagoset një person (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar disa minuta më parë në aksin Pogradec-Lin. Sipas raportimeve paraprake, në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, nga i cili...
16:43 | 17/06/2026

Mashtrim përmes call center-ave, arrestohen 7 persona në Tiranë. Procedohen 27 të tjerë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona mes të cilëve mësohet se janë shqiptarë, paraguajan dhe angolezë. Të arrestuarit janë identifikuar si Zizo...
16:40 | 17/06/2026