Lajçak e Vuçiç zhvillojnë takim në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Lajçak tha se me Vuçiçin kanë folur rreth marrëveshjes së Ohrit, për të cilën vlerëson se ka hap rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.
“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual me presidentin Aleksandar Vuçiç fola për gjendjen në dialog. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre”, është shprehur ai në rrjetin social X.
Nga ana tjetër, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës me Lajçakun ka diskutuar për të ardhmen e dialogut.
“Falënderova Përfaqësuesin Special të BE-së për bashkëpunimin e mëparshëm dhe i urova fat në karrierën e tij të ardhshme. Në të njëjtën kohë, përsërita thirrjen time për BE-në dhe shtetet anëtare për të forcuar angazhimin dhe ndikimin e tyre në Kosovë, dhe për t’i siguruar popullit serb në Kosovë të drejtën për jetë të lirë, drejtësi dhe zë”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë