Kishte ftesë por nuk shkoi në inagurimin e Trump, flet presidentja e Kosovës

21 Janar 2025 | 14:31

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova e ka mbështetjen e plotë nga administrata e re amerikane e udhëhequr nga Donald Trump. Duke folur për mungesën e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan, Osmani tha se ajo ka vepruar si shumë liderë botërorë të cilët kanë pasur ftesë, por kanë autorizuar nivel më të ulët të përfaqësimit.

Megjithatë, ajo tha se e ka pasur mundësinë që më herët të flas me presidentin e ri amerikan, në Samitin e Parisit, ku sipas saj ka zhvilluar bisedë përmbajtjesore për Kosovën.

Krahas kësaj, Osmani tha se ka mbi një vit që ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të republikanëve. Bazuar në këto, sipas saj, Kosova do të ketë mbështetjen e fuqishme edhe përgjatë administratës Trump.

“Unë kam pasur mundësinë që të uroj personalisht presidentin Trump gjatë vizitës në Paris. Jo vetëm që ta uroj, por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin tonë, dhe rreziqet që i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë e më gjerë. Jam jashtëzakonisht e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede që kam pasur me presidentin. Njëkohësisht ka më shumë se një vit që unë kam vazhduar takime të shumta me përfaqësues të Partisë Republikane, shumë prej kontakteve që i kam edhe më herët dhe tani, që janë vendosur tani për herë të parë. Bazuar në të gjitha këto kontakte e them me besim të plotë se Kosova ka mbështetje të fuqishme në këtë administratë dhe në përgjithësi në Partinë Republikane”, tha ajo.

Osmani sqaroi në detaje pse nuk ka qenë në ceremoninë e djeshme të inaugurimit të presidentit Trump.

Ajo shtoi se një delegacion nga zyra e saj, kryesuar edhe nga ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli e përfaqësuan Kosovën në betimin e presidentit amerikan.

“Në këtë ceremoni kam qenë e ftuar nga anëtarë të Kongresit dhe anëtarë të Senatit. Meqenëse shumica dërrmuese e shteteve, sa i përket liderëve shtetërorë po flas, janë përfaqësuar nga ambasadorët. Të njëjtin model protokollar e kemi zbatuar edhe ne. Unë kam dërguar një delegacion presidencial të udhëhequr nga shefja e stafit dhe këshilltarja për politikë ta jashtme të cilat shoqëruar nga ambasadori Ilir Dugolli kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet inauguruese. Shumë prej të cilave akoma po vazhdojnë, përfshirë takimet e ekipit që unë kam deleguar. Sapo të përfundojnë takimet e tyre dhe vizitat e tyre ne do të lëshojmë një komunikatë ku do të informojmë publikun për të gjitha këto takime”, deklaroi Osmani.

Në anën tjetër, Osmani u pyet edhe për deklarimet politike gjatë fushatës zgjedhore, mirëpo nuk pranoi të komentojë.

“Për çështje të fushatës nuk jemi sot këtu. Në fakt si presidencë nuk jemi asnjë ditë për t’u marrë me çështje të fushatës”, theksoi Osmani.

Këto komente, Osmani i bëri pas ceremonisë përkujtimore në 19-vjetorin e vdekjes të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Donald Trump ka marrë detyrën zyrtarisht si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hënën, më 20 janar./Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026