Putini nuk do ta mbështesë Vuçiçin! Befason analisti serb: Nuk ia ka besën!
Dushan Janjiç, është analisti serb i cili ishte i ftuar këtë të diel në Euronews Albania. Gjatë intervistës ai ka treguar pikëpamjet e tij llidhur me dialogun Kosovë-Serbi që për të cilën, analisti e shef si një situatë paradoksale.
Nga ana tjetër, i pyetur lidhur me faktorin rus në Serbi se si e shef situatën aktuale sa i përket atje dhe a mund ta lejoj Putin rënien e regjimit që ka krijuar me dorë të fortë të Vuçiç në Kosovës, ai shprehet se Rusia nuk do të mbështesë Vuçiçin dhe Rysia po përdor kriza që ndodhin në Siri apo Gaza në mënyrë që të menaxhojë disa gjëra në Ballkanin Perëndimor sa i përket sektorit energjitik.
“Rusia nuk ka për të mbështetur Vuçiçin dhe Rusia nuk ka për të investuar në interesat ekonomik. Rusia është duke përdorur krizën në Siri dhe krizën e ardhshme në Irak, përfshirë atë në Gaza, për menaxhimin e disa gjërave me Uashingotnin për sektorin energjitik në Ballkanin Perëndimor.
Rusia nuk është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me tregun energjitik të Shqipërisë dhe Rusia do të mbrojë pronat e gazpromit jo vetëm në furnizime gaz dhe naftë por ata nuk do të këmbëngulin për tërheqjen e kompanive të tyre. Do të kërkojnë shumë gjëra nga amerikanët si shkëmbim nëse Amerika dëshiron të kontrollojë Ballkanin Perëndimor”, tha Janjiç.
Ndër të tjera ai theksoi se jo vetëm Putin, por askush nuk ka besim të politika e Vuçiç.
Rusia dhe Amerika nuk është se interesohen shumë për konfliktet e mundshme në këtë rajon të dy këto shtete janë të kërcënuar nga influenca kineze, ky është problemi për Serbinë dhe kjo është një prej arsyeve pse Putini dhe Kremlini nuk i ka besim politikës së Vuçiç, askush nuk i ka besim poltikës së tij. Është e pamundur të kesh marrëdhënia të mira me të gjithë sepse kjo do të thotë se nuk je duke mbështetur askënd”, tha analisti Dushan Janjiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët
Analisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit
Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve