Kina përgatitet për luftë të mundshme tregtare pasi Trump kërcënon të vendosë tarifa
Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërcënoi se do të vendoste një taksë prej 10 për qind për importet kineze, në 1 shkurt.
Në konferencën e rregullt për shtypin të mërkurën, zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning nënvizoi angazhimin e Kinës për të mbrojtur “interesat e saj kombëtare”. “Gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo tarifash”, tha ajo.
Pas deklaratave të Presidentit Trump treguesit kryesorë të bursës kineze pësuan rënie. Reagimi i Pekinit erdhi pasi zoti Trump the ekipi i tij po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së tarifave prej 10 për qind ndaj importeve kineze për shkak se Kina “ka dërguar fentanil në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës dhe Kanadasë”. “Ndoshta 1 shkurti, këtë datë po shqyrtojmë,” u tha presidenti amerikan gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë.
Deklaratat Presidentit Trump i bëri një ditë pasi u duk se ai po mbante pezull vendosjen e tarifave për importet nga Kina. Po të hënën Presidenti udhëzoi agjencitë federale të rishikojnë deficitet tregtare të Shteteve të Bashkuara dhe praktikat e padrejta tregtare me vendet e tjera.
Në mediat sociale kineze, kërcënimi i Presidentit amerikan u prit me reagime të përziera. Disa përdorues të internetit thanë se tarifa prej 10 për qind mund të pasohej nga një sërë taksash të vendosura ndaj mallrave kineze, ndërsa të tjerë kritikuan zotin Trump se ishte i paparashikueshëm dhe në kundërshtim me vendimet e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik