Britania e Madhe parlajmëron Putinin për “anijen spiune ruse”: E dimë ç’po bëni

23 Janar 2025 | 11:44

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi të mërkurën në parlament se Marina Mbretërore ka gjurmuar një “anije spiune ruse” që kaloi nëpër ujërat e Mbretërisë së Bashkuar. Healey paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni.”

Sipas sekretarik britanik, anija ruse Yantar (Amber) ishte duke u përdorur për mbledhjen e informacioneve të inteligjencës, për të hartuar infrastrukturën kritike nënujore të Mbretërisë së Bashkuar. Anija hyri në ujërat britanike të hënën, rreth 72 kilometra larg bregut të vendit, dhe u monitorua nga dy anije të Marinës Mbretërore.

“Ne e zbuluam atë duke u endur mbi infrastrukturën kritike nënujore të vendit tonë,” tha Healey. Ai shtoi se aktualisht, anija është në Detin e Veriut, duke kaluar përsëri nëpër ujërat britanike.

Një zyrtar francez konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se burimet ushtarake franceze ishin mobilizuar gjithashtu për të monitoruar anijen Yantar. Sipas tij, ndonëse nuk është vërtetuar një synim armiqësor, mbikëqyrja e anijeve ruse është një praktikë standarde kur ato kalojnë pranë territorit të vendeve perëndimore.

“Ndodh rregullisht që anijet ruse të kalojnë nëpër këto ujëra dhe gjithmonë vendosen nën mbikëqyrje të rreptë,” tha zyrtari francez.

Ky është incidenti i dytë që përfshin anijen Yantar në ujërat britanike brenda pak muajsh, pasi ajo u zbulua për herë të fundit në nëntor. Sekretari Healey theksoi se Marina Mbretërore ka gjurmuar disa anije të marinës ruse në raste të ndryshme kohët e fundit.

Në fund të dhjetorit, fregata britanike HMS Somerset ndoqi një ekuipazh rus që po lundronte nga Deti i Veriut drejt Kanalit Anglez. Në shtator, anijet luftarake britanike kaluan një javë “duke monitoruar” katër anije ruse, ndërsa avionë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) interceptuan avionë rusë pranë kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.

RAF njoftoi se do të vendosë avionë në kuadër të një dislokimi të ri të NATO-s për të mbrojtur infrastrukturën kritike në Detin Baltik. Masat vijnë pas disa incidenteve të sabotazhit, përfshirë dëmtimin e kabllove nënujore të telekomit dhe energjisë.

Ekspertë dhe politikanë perëndimorë kanë akuzuar Rusinë për zhvillimin e një “lufte hibride” kundër vendeve të NATO-s, duke përfshirë këtu veprimtarinë në ujëra ndërkombëtare dhe sulme ndaj infrastrukturës kritike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026