Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të kishte pasoja të mëdha për NATO-n

23 Janar 2025 | 11:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se një fitore e Rusisë në Ukrainë do të minonte besueshmërinë e NATO-s dhe do të kërkonte triliona euro për rikthimin e fuqisë parandaluese të aleancës ushtarake.

Në një deklaratë gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Rutte tha se humbja e Ukrainës do të kishte kosto shumë më të lartë sesa mbështetja aktuale që Perëndimi i jep këtij vendi për të përballuar agresionin rus. “Nuk do të jenë miliarda shtesë; do të jenë triliona shtesë,” theksoi ai.

Ai shtoi se NATO po rrit praninë e saj në krahun lindor për të frenuar përhapjen e konfliktit në territoret e aleatëve të saj, ndërsa Perëndimi duhet të intensifikojë mbështetjen për Ukrainën për të ndryshuar trajektoren e luftës.

Rutte gjithashtu paralajmëroi kundër një zgjidhjeje të nxituar për paqen që do të favorizonte Moskën. “Një marrëveshje e keqe do të ishte një fitore për presidentin rus, duke festuar me aleatët e tij nga Koreja e Veriut, Irani dhe Kina. Kjo do të ishte një gabim i madh gjeopolitik,” përfundoi ai.

Deklaratat vijnë mes shqetësimeve për ndikimin e mundshëm të bisedimeve të ardhshme mes presidentëve Trump dhe Putin në zgjidhjen e konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026