Meta mohon të detyrojë përdoruesit të ndjekin llogaritë e Trump
Kompania Meta ka mohuar pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale se përdoruesit janë detyruar automatikisht të ndjekin llogaritë zyrtare që u përkasin figurave të larta në administratën e re Trump.
Kjo deklaratë erdhi pas ankesave nga disa përdorues të Instagram dhe Facebook, të cilët pretendonin se u regjistruan “automatikisht” si ndjekës të presidentit të ri Donald Trump, zëvendës presidentit JD Vance, dhe Zonjës së Parë Melania Trump.
Zëdhënësi i Meta, Andy Stone, sqaroi se këto llogari menaxhohen nga Shtëpia e Bardhë, e cila i ka përditësuar ato duke reflektuar ndryshimet e emrave.
“Kjo është e njëjta procedurë që kemi ndjekur gjatë tranzicionit të fundit presidencial,” tha Stone në një deklaratë.
Llogaritë, të cilat më parë ishin në emrin e Biden, bashkëshortes së tij dhe zëvendëpresidentit, tashmë janë ndryshuar nga stafi i Shtëpisë së Bardhë duke i kaluar presidentit të ri Donald Trump, zëvendës presidentit JD Vance, dhe Zonjës së Parë Melania Trump.
Donald Trump u betua si president i SHBA-së për herë të dytë të hënën.
Në inagurimin e tij morën pjesë disa nga miliarderët më me ndikim të teknologjisë, përfshirë CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg, dhe CEO-në e X, Elon Musk, i cili gjithashtu ka një rol këshillues në administratën e re. Kujtojmë se më herët Trump kritikoi ashpër Meta-n, e cila e bllokoi atë në vitin 2021 për “lavdërimin e dhunës” gjatë trazirave të 6 janarit në Kapitol.
Kritikat ndaj Meta nga ana e Trumpit përfshinin akuza se kompania kishte bashkëpunuar me administratën Biden për të censuruar raportet lidhur me djalin e Biden, por edhe për të censuruar përmbajtjen në lidhje me pandeminë Covid-19. Megjithatë, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, Zuckerberg duket se i ka rregulluar marrëdhëniet me të, duke pasur dhe një darkë të përbashkët.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik