Tiranë/ Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës 48-vjeçari

24 Janar 2025 | 08:39

48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

Sipas njoftimit të policisë Visha dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Ai u gjet i pajetë brenda një automjeti.

Sipas informacioneve të sigurura nga Euronews Albania, Visha dyshohet se është qëlluar për shkak të hasmërisë, pasi vëllai i tij disa vite më parë ka vrarë një person.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026