Kërkoi heqjen e “arrestit në shtëpi”, Apeli i GJKKO merr vendimin për Malltezin

24 Janar 2025 | 10:54

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke e lënë atë në fuqi. Vendimi u shpall në seancën e kësaj të premteje në orën 10:30 nga gjyqtari i çështjes, Engert Pëllumbi.

Më 3 janar, gjykata e shkallë së parë kishte caktuar masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, ndërsa të dy, Malltezi dhe Berisha, janë të pandehur në dosjen e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha u la i lirë më 27 nëntor, pas 333 ditësh izolimi në banesë, ndërsa për Jamarbër Malltezin, masa e sigurisë mbetet ende në fuqi.

Ish kryeministri Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026