Dhunonte bashkëjetuesen dhe e kërcënonte me jetë, arrestohet 65-vjeçari në Shkodër

24 Janar 2025 | 12:58

Një 65 vjeçar në Shkodër është vënë në pranga pasi dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen. Sipas njoftimit të policisë, 65-vjeçari ushtronte dhunë ndaj saj në prani të fëmijës së tyre të mitur dhe i kërcënonte të dy për jetën.

Gjatë kontrolleve në banesë policia i ka sekuestruar një armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje, në banesë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur për jetën, kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë shtetasi shtetasi M. Gj., 65 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, që ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026