Vrasja e Lulzim Vishës/ Gjendet 1 makinë e djegur në Zall-Herr, dyshohet e autorëve

24 Janar 2025 | 13:26

Një makinë e djegur është gjetur në Zall-Herr, ajo dyshohet të jetë e autorëve të cilët ekzekutuan 48-vjeçarin Lulzim Visha.

Ky i fundit u gjet i ekzekutuar me armë zjarri brenda një makinës së punës mëngjesin e kësaj të premte. Viktima i cili punonte si postier dyshohet të jetë vrarë për shkaqe hakmarrje.

Dyshohet se 48-vjeçari mund të jetë vrarë me silenciator, pasi banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna, ndërsa në makinë janë gjetur më shumë se 10 gëzhoja pistolete.

Vëllai i viktimës, Besnik Visha, rezulton të jetë dënuar me 12 vjet për një vrasje të ndodhur në vitin 1997. Ai e ka shlyer dënimin, por është arrestuar shumë vonë pas vrasjes, më 5 tetor 2009. Aktualisht Besnik Visha është jashtë shtetit. Përveç hasmërisë, policia po heton edhe konfliktet që mund të ketë pasur së fundmi si viktima, edhe i vëllai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026