Filmi “The ring” vjen në Tiranë, përkujtohet Holokausti dhe çlirimi i kampit nazist

24 Janar 2025 | 19:06

Është shfaqur në Tiranë filmi “The ring” i regjisorit izraelit Adir Miller i cili sjell në ekran historinë e nënës së tij, një e mbijetuar e Holokaustit.

Filmi erdhi kuadër të përkujtimit të Holokaustit ndërsa premiera u shfaq njëherësh në Nju Jork, Tel Aviv dhe Tiranë.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe ju tregoj pse. Që fëmijë kam dëgjuar nga gjyshja e nëna historitë e asaj që ndodhi në Budapest gjatë luftës. Kur flisnin për atë kohë, tregonin se gjëja që ju dhembte më shumë në Hungari, ishte se njerëzit, kolegët e fqinjët ju tregonin nazistëve se ku fshiheshin hebrenjtë, në një bodrum apo në një shtëpi. Budapesti i përndoqi hebrenjtë, ndërsa këtu të gjithë i ndihmuan hebrenjtë”, tha regjisori, Adir Miller.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, foli për rolin e shembullin e Tiranës.

“Është privilegj që e kemi regjisorin këtu për të shënuar këtë ditë të rëndësishme. Më vjen mirë që e kemi këtë premierë në Tiranë se në Tel Aviv dhe po e vëmë Tiranën në hartë siç duhet të jetë në këtë kontekst për artin dhe historinë unike të Shqipërisë”, tha Peleg.

I xhiruar në Izrael dhe Hungari, The Ring, “Unaza” rikrijon Evropën e viteve 1940, duke ndërthurur me mjeshtëri narrativat personale dhe historike.

Ndërsa, Ministri Blendi Gonxhe, i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga ambasada izraelite në Shqipëri, risolli në vëmendje faktin se Shqipëria është i vetmi vend evropian që strehoi të gjithë hebrenjtë gjatë Holokaustit dhe përfundoi Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa filloi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026