“Era dhe lisi” në DPA, filmi i Besim Sahatçiut shfaqet në Tiranë

27 Nëntor 2024 | 16:14

Për herë të parë në Shqipëri, është shfaqur mbrëmjen e së martës në Auditorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave “”Era dhe lisi”, realizim i “Kosovafilm”.

“Era dhe lisi” realizuar nga regjisori Besim Sahatçiu në vitin 1979 është produksioni i fundit kinematografik që transmetohet pranë DPA-së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadrin  80-vjetorit të Çlirimit.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, i cili u shpreh se përmes jetësimit të  kësaj nisme, DPA-ja nuk është veçse një arkiv, por një alternativë kulturore për publikun kryeqytetas.

“Përmes këtij realizimi të ‘Kosovafilm’, tejkalojmë një ndasi që na është imponuar nga kufijtë shtetërorë. Po ashtu, i japim peshën e merituar Luftës Nacionalçlirimtare, që shmangu pushtimin nazist në Shqipëri dhe në Kosovë, duke bërë ndarjen mes atdhetarëve partizanë dhe regjimeve që u instaluan më pas. Mesazhi që duhet të përçojmë për rininë e kombit tonë është se kur atdheu kanoset nga forcat e huaja, duhet t’i përgjigjemi kushtrimit për liri. Ndërsa, një mesazh i dytë është se jo gjithmonë çlirimi sjell begati, ndaj për ta siguruar atë, duhet të punojmë në vazhdimësi”, tha Bido.

Në fjalën e saj të rastit, zëvendësministrja e punëve të Jashtme, Silda Çepe Anagnosti përshëndeti ekranizimin e filmave të kinematografisë vendase, si një mundësi për dëshmimin e sakrificave të brezave të mëparshëm.

“Ta nderojmë këtë film si pasuri të paçmuar të shqiptarisë. Ky film është një thesar i artit tonë kombëtar dhe një dëshmi e fuqishme e identitetit tonë shqiptar. Filmi ‘Era dhe lisi’ na kujton sakrificat e brezave të kaluar dhe sfidat që shqiptarët kanë përballuar me dinjitet. Vepra të tilla na vënë para përgjegjësisë për të rritur rolin tonë në promovimin e tyre”, u shpreh Anagnosti.

Në këtë përvjetor me rëndësi historike, evokimi i kujtesës kolektive ka qenë në fokus të veprimtarisë së DPA-së, e cila është angazhuar në këtë drejtim edhe nëpërmjet shfaqjes së ekspozitave dhe publikimit të botimeve të dedikuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026