Festivali MEDIUMS, shfaqja “tramvaj me emrin dëshirë” në Tiranë

1 Gusht 2024 | 18:19

“Tramvaj me emrin dëshirë’ ishtë shfaqja e radhës e Festivalit të Teatrit Bashkëkohor MEDIUMS.

Një ‘Tramvaj me emrin dëshirë’ ku bashkohen forca dhe dobësia, e vërteta dhe gënjeshtra, morali dhe imoraliteti, mirësia dhe ligësia. Një skenë ku dashuria, morali, familja të gjitha provokohen, por në fund e vërteta mbizotëron.

Kjo shfaqje u vu në skenë në ArTurbina nga aktorët Dina Mušanović, Alban Ukaj, Igor Skvarica, Matea Mavrak and Noa Jugo.

‘Tramvaj me emrin dëshirë’ flet për njerëzit në udhëkryq. Ata që arrijnë ta menaxhojnë një udhëkryq dhe të tjerët që mposhten.

Në këtë shfaqje bëhet fjalë për njerëz që dashurojnë dhe që janë gati të zhysin duart e tyre në të pamoralshmen për të mbajtur gjallë iluzionin e dinjitetit të tyre.

Kjo ngjarje kulturore mblodhi në kryeqytet artistë dhe trupa teatrore, kuratorë festivalesh e kritikë ndërkombëtare e kombëtare në katër shfaqje duke e përfshirë kryeqytetin në kalendarin artistik ndërkombëtar.

Festivali i Teatrit Bashkëkohor është një platformë që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe interesin për artin teatror në Tiranë përmes shfaqjeve bashkëkohore ndërkombëtare, të nxisë dialog profesional, të edukojë audiencën në nivel artistik dhe estetik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026