Festivali i fotove në Tiranë, 500 fotografi marrin pjesë në konkurs
Edhe këtë vit, në edicionin e 7-të, erdhi Tirana Photo Festival, duke vazhduar pa ndërprerje rrugëtimin si festivali më popullor i fotografisë në vendin tonë, si për nga përfshirja dhe nga numri i pjesëmarrjes.
“Rrënjët” u titullua edicioni I këtij viti, një temë sa globale aq dhe aktuale për realitetin ku po kalon Shqipëria.
500 fotografi, me imazhe tematike të cilat tregojnë histori nga Shqipëria por edhe nga bota janë pranuar në këtë festival.
Fotografitë me të spikutara ishte ajo e vajzës me veshje Myzeqare në Teatrin Antik të Bylisit, fotografia që shfaqte veshjen tradicionale të trashëguar nga gjyshja tek vajza e re, në zonën e Shkodrës ruhet brez pas brezi, duke vijuar me fotografinë e një nëne të moshuar që thur një fustan tradicional në zonën e Gjirokastrës, Harta e Shqipërisë e krijuar nga kokrrat e kafes, ku rrethohet Durrësi qyteti i lindjes së fotografes.
Për këto fotografi u dhanë dhe çmime në ceremoninë e organizuar mbrëmjen e të premtes tek Reja në Tiranë.
Gjithashtu u dha një çmim antik që shkoi për pamjen ajrore e qytetit te lashte Amantia, Vlore ndërsa fotografia më e mirë e huaj ishte ajo e rindërtimit pas dëshpërimit.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në