Shfaqja në Lojërat Olimpike| Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Alarm për shoqërinë

30 Korrik 2024 | 13:44

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar lidhur me hapjen e ceremonisë së lojërave olimpike 2024, ku referenca biblike janë përdorur për të krijuar parodi. Këshilli i përbërë nga pesë komunitete fetare në Shqipëri e ka quajtur cenim dhe përdhosje të vlerave universale ceremoninë.

Në reagim thuhet se kjo shfaqje ndikon negativisht në edukimin e brezave të rinj me antivlera dhe fyerje të veshura me nuanca pagane dhe antimorale e antifetare. Gjithashtu Këshilli shprehet se kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për krizën morale dhe etike.

Reagimi i plotë:

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim cenimin dhe përdhosjen e vlerave universale nëpërmjet ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike, të cilat kanë filluar të zhvillohen në Francë para pak ditësh.

KNFSH si një institucion i bashkërenduar nga pesë komunitete fetare, bazuar në vlerat tona islame dhe të krishtera shprehim indinjatën tonë për prekjen e ndjenjave morale, fetare dhe etike nëpërmjet një shfaqjeje, e cila ndikon negativisht në edukimin e brezave të rinj me antivlera dhe fyerje të veshura me nuanca pagane dhe antimorale e antifetare.

Lojërat olimpike dhe sporti në përgjithësi ka shërbyer dhe duhet të shërbejë për komunikim ndërkulturor dhe bashkëndarje të vlerave universale, duke bashkuar kombe e popuj, pavarësisht origjinës, ngjyrës, religjionit, gjuhës dhe kulturës.

Le të jetë kjo një këmbanë alarmi për krizën morale dhe etike, ndaj së cilës institucionet zyrtare kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë ndikim të drejtpërdrejt në shoqëri, të jenë më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në ruajtjen e moralit dhe vlerave etike e universale për një botë më të mirë se ajo që po trashëgojmë ne sot.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026

Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona

Më shumë se 500 persona, shumica e të cilëve i përkasin komunitetit të persekutuar Rohingya, dyshohet se kanë vdekur pasi dy anije që i transportonin...
09:09 | 16/07/2026

Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave

Planifikuesit ushtarakë amerikanë kanë shqyrtuar një sërë opsionesh për veprime të mundshme kundër Kubës, përfshirë një sulm ajror të udhëhequr nga ushtria që do të...
08:51 | 16/07/2026