Rezultati i numërimit të votave për veriun e Shqipërisë
Të dhënat e raportuara nga KQZ dhe të përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se në rreth dy orë numërime të kutive të votimit PS kryeson në rang kombëtar por duhet thënë se jo të gjitha njësitë administrative kanë raportuar të dhëna.
Në qarkun Shkodër PS kryesoi deri në orën 02:00 me 43.4% kundrejt 33.11% të PD dhe 2.6% të LSI – kliko këtu për të parë hartën interaktive. Nga ky qark kanë raportuar të dhëna njësitë administrative Gegjan, Pukë dhe Blerim Fushë-Arrëz.
PD kryesoi deri në orën 02:00 qarkun Kukës me 60.42% kundrejt 38.29% të PS-së dhe LSI 0.11% – kliko këtu për të parë hartën interaktive. Vetëm njësitë Fajzë të Hasit dhe Bajram Curr kanë raportuar të dhëna.
Në qarkun Dibër deri në orën 02:00 kryesoi PD me 53.59%, ndërsa PS kishte marrë 39.21% të votave, LSI-ja 4.77% dhe partitë e tjera kanë marrë 2.35% – kliko këtu për të parë hartën interaktive. Për këtë qark janë numëruar kutitë në njësitë administrative Baz, Gurrë, Selishtë, Luzni
Në qarkun Lezhë ka një kryesim të PD-së me 51.69% ndaj 38.51% të Partisë Socialiste, ndërsa LSI ka marrë 7.04% të votave. -Kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në këtë qark janë numëruar kutitë në zonat administrative Balldre dhe Fan.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk