Rezultati i numërimit të votave për Shqipërinë e mesme
Të dhënat e publikuara nga KQZ dhe përpunuar nga Euronews Albania për të paktën dy orët e para të numërimit të votave tregojnë se në qarqet e Shqipërisë së mesme kryeson PS.
Në qarkun e Tiranës, PS deri në orën 02:00 kryesoi me 58.68%, ndjekur nga Partia Demokratike me 33.1%, kurse Lëvizja Socialiste për Integrim renditet në kuotën e 4.28% – kliko këtu për të parë hartën interaktive
Qarku Elbasan deri orën 02:00 kryesohet nga PS me 53.76% më pas vjen PD me 39.78% dhe LSI me 4%. Nga Elbasani janë përcjellë rezultate nga të paktën dy njësi administrative – kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun e Elbasanit kanë raportuar të dhëna njësitë administrative Belsh dhe Librazhd.
Po ashtu edhe në qarkun e Durrësit ka nisur procesi i numërimit, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka afishuar ende asnjë të dhënë sa i përket rezultateve që kanë marrë partitë politike – kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk