“Burim frymëzimi”, Ambasada Gjermane reagon për vdekjen e Kryepeshkopit Anastas

25 Janar 2025 | 11:13

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në një mesazh ngushëllimi, ambasada shprehu vlerësimet e saj për jetën dhe veprën e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, i cili ka lënë një ndikim të thellë në jetën fetare dhe shoqërore të vendit.

“Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas. Besimi i tij i thellë dhe përkushtimi i palodhur për rindërtimin e Kishës Ortodokse, si dhe për bashkëjetesën paqësore fetare në Shqipëri, do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Qoftë vepra e tij një burim i vazhdueshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026