Prokuroria kërkon 25 vite burg për të riun rom që lindi fëmijë me të miturën

25 Janar 2025 | 13:44

Tradita e të lindurit fëmijë në moshë të vogël mund t’i kushtojë 25 vite burg Dritson Kurtit, një të riu nga komuniteti rom në Korçë.

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet duke e akuzuar për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, përcaktuar në nenin 100/2 i kodit penal.

13 vjeçarja e cila bashkëjetonte me Kurtin, me lot në sy kërkon lirimin e burrit të saj.

E mitura A. Jonuzi thotë se i dashuri i saj nuk mundi ta takoj dotë fëmijën që tshamë është 5 muajsh pasi u arrestua nga policia.

“Kam 5 muaj që nuk e takoj dot sepse linda e vogël, 13 vjeçe. Nuk e mbajti fëmijën në krah, më ka marrë malli, dua të me lironi burrin. Nuk me mori me dhunë, është i pafajshëm. Ai nuk e dinte moshën time. Nuk ka kush më ushqen, me nënën rri, më lironi burrin. S’ka kush më jep bukë, nëna një pension merr, të marr ilaçe me ata lekë apo ushqime për vajzën. Jemi zhytur në borxhe!”- tha e mitura.

Gjyshja e Dritson Kurtit tregon se kjo është traditë e komunitetit rom, ku lindin në moshë të vogël e se nipi i saj nuk ka vrarë askënd, ndaj kërkon lirimin e tij.

“Në traditë e kemi, djali as vrau, as ka therur, me marrëveshje e morëm nusen. Çfarë bëri nipi im që kërkon kaq burg prokuroria? Njerëzia vriten, ç’është kjo që nuk ma nxjerrin djalin. Nusja e sëmurë, unë e sëmurë, kush do ta mbajë fëmijën? Të kenë mëshirë e ta nxjerrin nipin. Me mua është nusja, me fëmijën, hajde shikoje si jetojmë në vështirësi. Unë gjithë nuset i kam marrë 14, 13, 12 vjeç, asnjëherë nuk kemi patur probleme”, tha gjyshja e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026