Arrestohen babë e bir në Tiranë, sekuestrohet një pistoletë dhe doza kokaine
Forcat e policisë të Komisariatit Nr.4 organizuan opercionin “Midnight” duke vënë në pranga 37-vjeçarin R. Z., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe babain e tij B. Z., 65 vjeç, për ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të dy banues në Tiranë.
“Policia ndaloi për kontroll një automjet në rrugën “Niko Avramo”, ku drejtuesit të tij shtetasit R. Z., iu gjet lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë ndërsa babai i 37-vjeçarit, shtetasi B. Z., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe të hedhë nga ballkoni armën e zjarrit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut




