10% e kryeqytetasve të vetmuar, raporti i KE: Të rinjtë janë më të prekur
10% e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, shifër kjo nën mesataren Europiane e cila është ndërmjet 11dhe 13%.
Të dhënat janë bërë publike nga një raport i hartuar nga Komisioni Europian, në lidhje me situatën e vetmisë në Europë.
Sipas ekspertëve të rinjtë janë më të prirur të ndihen të vetmuar, me 15% të grupmoshës 18-39 që raportojnë ndjenja vetmie, krahasuar me 12% të moshës 40-54 dhe 11% të të moshuarve. Studimet tregojnë se vetmia zvogëlohet me moshën.
Gjendja ekonomike dhe arsimimi janë faktorë mbrojtës kundër vetmisë. Papunësia rrit ndjeshëm rrezikun, ku rreth 20% e të papunëve raportojnë ndjenja vetmie, krahasuar me vetëm 12% të punonjësve me kohë të plotë.
Po ashtu është parë se vetmia ka një lidhje të fortë me perceptimin e mungesës së mbështetjes sociale jomateriale, veçanërisht për grupet e prekshme si të papunët.
Urbanistika dhe infrastruktura sociale mund të luajnë një rol të rëndësishëm në adresimin e problemeve sociale dhe shëndetësore, përfshirë vetminë. Hapësirat e ndërtuara, si parqet, objektet kulturore dhe hapësirat e përbashkëta, janë treguar të dobishme për lehtësimin e ndjenjave të vetmisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 14:08 Dardan Molliqaj voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin masivisht në votime
- 13:57 Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve
- 13:52 Gjykata e Korçës vendos në Spitalin e Traumës masën e sigurisë për Violand Braçellarin
- 13:30 Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh
- 13:06 Shiste kokainë dhe heroinë në ambient e “PlayStation” ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
- 13:01 Rama reagon ndaj komentuesve në rrjetet sociale: Boll e ndotët mexhelisin shqipfolës