Vijon pa probleme procesi i numërimit në qarqet Elbasan, Lezhë dhe Dibër, nuk mungojnë votat e pavlefshme
Vijon normalisht numërimi i votave në qarqet Elbasan, Lezhë dhe Dibër. Gazetarja Aida Topalli raportoi nga qarku i Elbasanit se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem në numërimin e votave, por një numër i konsiderueshëm votash kanë dalë të pavlefshme.
Ndërsa në qarkun e Lezhës nga 249 kuti votimi në total, janë numëruar vetëm 42 kuti, ku PS ka marrë deri tani 40.94% të votave. Ndërsa PD ka marrë 46.55% dhe LSI ka mbledhur 8.13 të votave.
Ndërsa në Kurbin deri më tani nga 74 kuti votimi, janë hapur 10 të tilla. Gazetarja Anisa Krraba raportoi se pothuajse në çdo kuti votimi, të paktën 10 fletë votimi janë të pavlefshme.
Ndërkohë nga qarku i Dibrës, në KZAZ-në 19 gazetari Benjamin Arifi tha se procesi i numërimit po vijon qetë dhe nuk ka pasur ndërprerje të gjata.
Sakaq, gazetarja Elona Gjylmi raportoi nga Gjirokastra se në bashkitë Këlcyrë, Libohovë Përmet dhe Memaliaj ka përfunduar procesi i numërimit të votave.
Lexoni gjithashtu:
Rezultatet e numërimit në 12 qarqet e vendit, cila parti kryeson
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk