Rezultati i numërimit të votave për jugun e Shqipërisë deri në orën 07:00
Në të gjitha qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave dhe nuk raportohet për incidente. Por, ky proces po ecën me rritme të ngadalta.
Sa i përket njësive administrative të jugut të vendit, të dhënat e raportuara nga KQZ dhe të përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, kryeson PS.
Qarqet:
Qarku Fier kryesohet nga PS me 52.56%, PD 37.89% dhe LSI 6.16% – kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Qarku Berat kryesohet nga PS 53.6%, PD me 31.48% dhe LSI 12.57% – kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Qarku Korçë, kryeson PS me 48.28% të votave kundrejt PD me 28.92% dhe LSI 8.53% – kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun Gjirokastër, kryeson PS me 54.95% kundrejt PD-së me 30.02%, LSI me 13.44% të votave – kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Nga qarku i Vlorës sërish PS e para, me 57.91% kundrejt PD-së me 32.36% dhe 6.12 % të LSI-së – kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk