Dorëheqja e Tom Doshit, Celibashi: S’e kemi vlerësuar ende kërkesën, do veprohet sipas Kodit Zgjedhor
Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celiabashi konfirmoi në një intervistë për Euronews Albania se në KQZ ka mbërritur një kërkesë nga kreu i PSD, Tom Doshi për t’u tërhequr nga kandidimi, por theksoi se nga ana e institucionit që ai drejton kjo kërkesë nuk është vlerësuar ende dhe vendimi do të merret në përputhe me kodin zgjedhor.
“Gjithçka do të bëhet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor”, theksoi z. Celibashi teksa refuzoi të jepte të tjera komente lidhur me këtë çështje.
“Është një kërkesë që ka mbërritur në KQZ, nuk kemi për momentin asgjë gjykim dhe vlerësim lidhur me këtë çështje. Po vlerësojmë këtë kërkesë dhe do shprehemi. Për momentin nuk ka vend të bëhen komente. Në çdo rast, çdo deputet që tërhiqet nga mandati i tij zëvendësimi bëhet me kandidatin e radhës”, u shpreh z. Celibashi.
Kryekomisoneri u shpreh besimplotë se pavarësisht disa problematikave, në përgjithësi procesi i numërimit po shkon mirë dhe rezultati përfundimtar për subjektet që morën pjesë në zgjedhjet, do të dalë brenda 48 orëve, ashtu siç ishte thënë më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk