Trupi i Kryepeshkopit Anasatas në Katedralen Ortodokse, mbahet Mesha e Përshpirtjes

28 Janar 2025 | 16:34

Besimtarë të shumtë kanë mbërritur në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, aty ku u vendos dhe arkëmorti i kryepeshkopit Anastas.

Në kishë është mbajtur mesha në nder të shpirtit të Janullatos, e cila zgjati 20-30 minuta, ndërsa shërbesa është drejtuar nga të gjithë mitropolitët.

Më pas, gjatë gjithë pasdites pritet të ketë homazhe nga qytetarët dhe gjithashtu, gjatë mbrëmjes duke nisur nga ora 21:00 do të mbahet një tjetër meshë. Ceremoni të tilla do të vijojnë edhe ditën e nesërme.

Ceremona e varrimit do të mbahet ditën e enjte më 30 janar, teksa do i jepet lamturia e fundit kryepeshkopit Anastas pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Në ceremoninë  e fundit për Janullatos, pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë dhe patriarkë nga kisha ortofokse në botë. Nga Athina pritet të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Greqisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026