Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në 1997, dënohet me 25 vite burg Byniamin Hajro

28 Janar 2025 | 18:58

Byniamin Hajro, i njohur gjithashtu si Bujo Çami, ish-kreu i bandës së Vakëfit, i akuzuar për vrasjen e dy të rinjve, Arjan Avdullaj dhe Edmond Pema u dënua këtë të martë nga Gjykata e Beratit me 25 vite burgim.

Prokurori i çështjes, Eni Çulli, kishte kërkuar për Hajron një dënim prej 25 vitesh burgim, një masë që u la në fuqi edhe nga trupi gjykues i kryesuar nga Ardiola Cela.

Ai akuzohej për ngjarjen e 3 qershor 1997, kur bashkë me persona të tjerë kanë rrëmbyer dy të rinjt dhe i kanë dërguar në një garazh, ku i kanë torturuar me mjete të forta dhe armë zjarri, për t’i djegur më pas të gjallë.

Sipas hetimeve, Hajro, pas torturimit të dy të rinjve, i lidhi ata me tel me gjemba dhe i vuri flakën, duke i djegur në mes të lagjes, një akt i cili tronditi opinionin publik dhe që mbeti një nga ngjarjet më të rënda të asaj periudhe.

Viktimat kanë humbur jetën si pasojë e torturave të tmerrshme. Më pas trupat e tyre janë transportuar dhe janë hedhur në qytetin e Beratit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026