Të përfshirë në korrupsion, AMP arreston dy inspektorët e policisë në Elbasan
Dy inspektor policia në elbasan janë arrestuar nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Njoftimi i AMP-së:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
- Inspektor N. XH., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan.
- Inspektor E. K., me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.
Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara të AMP nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta