Ndikimi i Trump në ekonominë e Kosovës, si e shohin situatën analistët e ekonomisë
Presidenti Donald Trump, ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020. Por rikthimi i tij në krye të SHBA-ve, mund të sjellë ndryshime në ekonominë e Kosovës.
Profesori i ekonomisë, Ilir Hajdini shprehet optimist se marrëveshja e vitit 2020 mund të riaktivizohet.
“Do të ketë ndikime, por varet se si i qasemi ne SHBA-ve, varet se kush do të jetë në qeverinë e ardhshme në Kosovë. Po ashtu ata mund të rikthejnë çështjen e negociatave që i ka pas Kosova me Serbinë nën administratën e Trumpit para katër vitesh”, tha profesori i ekonomisë.
Ndërsa, ndryshe nga Hajdini, njohësi i çështjeve ekonomike, Emanuel Bajra, shprehet skeptik se mund të riaktivizohet marrëveshja për normalizim ekonomik.
“Nuk jam i sigurt se marrëveshja e vitit 2020 do të rigjallërohet për shkak se eksponenti kryesor i kësaj marrëveshje që është Richard Grinell, nuk e ka përgjegjësi Kosovën tash për tash. Mos të harrojmë që kemi të bëjmë me një president shumë të paparashikueshëm”, tha Emanuel Bajra.
Për analistët e ekonomisë, rreziku më i madh për Kosovën në periudhën e ardhshme do të vijë nga një situatë e mundshme në të cilën Serbia refuzon të njohë shtetin e Kosovës, edhe pse fitorja e Trump është përshëndetur nga liderët institucionalë e partiakë në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur