Grenell për Kosovën: Pse nuk u ankua para inagurimit të Presidentit Trump
Emisari special i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka folur për herë të parë për Kosovën pas inaugurimit të Donald Trump si president i ri në Shtëpinë e Bardhë.
Ai një postim në X ka folur mbi një koment të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për mediat për tashmë ish-administratën Joe Biden dhe Barack Obama
“Ata shpenzuan katër vjet duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre. Pse nuk u ankuan më parë?”, ka shkruar Grenell.
Nga ana tjetër ka reaguar Konjufca duke thënë se për shkak të presidentëve të mëparshëm, Obama dhe Biden, Kosova ka kaluar një situatë të disfavorshme ndaj Serbisë.
“Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima