Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit/ GJKKO rrëzon kërkesën, Sokol Mjacajt

30 Janar 2025 | 15:55

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacajt për heqjen e regjimit të posaçëm 41-biss, pas një vendimi të Ministrit të Drejtësisë për zgjatjen e periudhës së tij për një vit të mëtejshëm.

Në një njoftim të shpërndarë nga Gjykata, thuhet se kërkesa e Mjacajt për kundërshtimin e vendimit nr. 619 të datës 11.12.2024, i cili parashikonte zgjatjen e regjimit të posaçëm të sigurisë së lartë, është rrëzuar nga gjykata.

Kjo periudhë e zgjatur ishte miratuar për të burgosurin Sokol Mjacaj, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Kujtojmë që me 15 dhjetor 2023, Sokol Mjacaj pasi mori vesh vendimin e ministrit për ta kaluar atë në regjimin 41-biss u vu menjëherë në veprim duke vrarë me armë zjarri bashkëvuajtësin e tij Arben Lleshi dhe plagosi një tjetër të burgosur, Indrit Shaqja, brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Gjykata ka shqyrtuar kërkesën e Mjacajt dhe ka arritur në përfundimin se nuk ka bazë për të hequr regjimin 41-biss.

Sokol Mjacaj fillimish ishte dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe dhe vazhdon të vuajë dënimin në kushte të sigurisë së lartë, mund të apelojë këtë vendim përmes instancave të tjera të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026