Dyshifohen divorcet në Korçë, ja shkaqet kryesore që sjellin një martesë fiktive

30 Janar 2025 | 17:03

Numri i divorceve në qarkun e Korcës po rritet nga viti në vit. Këtë e vërtetojnë shifrat e kërkesave në Gjykatën e rrethit, ku numri i tyre krahasuar me vitet pasardhëse po dyfishohet.

Në një raportim nga Korça, gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi tha se sipas avokatëve, kryesisht kërkesat për zgjidhje martese vijnë nga emigracioni ndërsa ata që e kërkojnë këtë më së shumti janë meshkujt, për shkak të parapagesës se shpenzimeve gjyqësore.

Sipas avokatit Esmerald Xhafa, emigrimi mbetet një faktor kryesor në zgjidhjen e martesave, teksa çiftet shqiptare që jetojnë e punojnë jashtë vendit kthehen të bëjnë divorcin në Shqipëri.

“Shkaqe të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e jetesës së shqiptarëve, një faktor kryesor është largimi i njërit prej bashkëshortëve nga Shqipëria në vend tjetër, e bën martesën thjesht fiktive pasi ka humbur qëllimin që është lidhur. Ka raste kur kanë ikur nga Greqia, Gjermania dhe bashkëshortja ngelet në Greqi apo Shqipëri. Këto janë kushtet sociale ekonomike që po kalon Shqipëria”, tha avokati.

Për sociologen Maria Dojçe ka rënë morali dhe janë zbehur parimet familjare, gjë që çon në rritjen e kërkesave për divorce.

“E para, është zbehja e ndjeshme e vlerave, moralit. Kemi degradim instiktiv, bien pre e materializimit dhe anashkalojnë vlerat e parimet. Nuk duhet të jenë pjesë e një jete “ç’mu desh që u martova “, martesa është institucion, me kultivimin e vlerave, moralit, parimeve. Shoh së fundmi në kuadër të lirisë po abuzohet, kryesisht me vlerat morale dhe parimet njerëzore, u shpreh socilogia Dojçe.

Në vitin 2022, në Gjykatën e Korçës pati 398 kërkesa për divorc, në 2023 pati 402 kërkesa për divorc, ndërsa vitin e kaluar plot 750 kërkesa të tilla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026