Bardhi reagon ndaj Begajt: Presidenti po tenton të kontrollojë Gjykatën Kushtetuese

30 Janar 2025 | 19:07

Presidenti Bajram Begaj i kërkoi këtë të enjte Gjykatës Kushtetuese të sqarojë përfundimisht procedurën e ripërtëritjes së trupës gjyqësore.

Në lidhje me këtë kërkesë te Begajt ka reaguar Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar aktin e Presidentit si të papranueshëm dhe si një tentativë për të kapur plotësisht Gjykatën Kushtetuese.

“Bajram Begaj, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, ka ndërmarrë një akt të pashëmbullt për të kapur 100% Gjykatën Kushtetuese. Ky akt është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i dënueshëm,” ka deklaruar Bardhi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi gjithashtu se Kushtetuta e Shqipërisë qartë përcakton se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat të plotë prej 9 vitesh, i cili nuk mund të cenohet nën asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës.

“Bajram Begaj po cënon mandatin e gjyqtarëve dhe po minon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Cënimi i mandateve është një shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës,” u shpreh Bardhi.

Ai gjithashtu e kritikoi presidentin ku sipas tij ka shfaqur guximin në tentativë për të ndryshuar Kushtetutën për të mundësuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama.

“Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri atje sa të rrezikohet Kushtetuta vetëm që Edi Rama të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100%, është përtej çdo pritshmërie,” ka thënë Bardhi.

Ai apeloi për ndalimin e menjëhershëm të këtij procesi, i cili sipas tij rrezikon legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe besueshmërinë e institucioneve të shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026