Si u plagos 15-vjeçari gjatë sherrit me armë të xhaxhallarëve, shkaku i konfliktit

31 Janar 2025 | 11:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë-Mëzez, ku një 15-vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri gjatë një konflikti midis xhaxhallarëve të tij.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se konflikti mes dy vëllezërve lidhet me tregtimin e lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve, xhaxhai i të miturit, 29-vjeçari Nazmi Pëllumbi, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij binjak, Florant Pëllumbi. Nga të shtënat, 15-vjeçari, nipi i të dyve, është plagosur aksidentalisht.

Për incidentin, është arrestuar Florant Pëllumbi, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij është gjetur një sasi e dyshuar e lëndës narkotike kokainë.

Policia nisi hetimet pas denoncimit nga nëna e të miturit, e cila ka shpjeguar se djali i saj u plagos gjatë përplasjes me armë të dy xhaxhallarëve binjakë të 15-vjeçarit.

As babai i djalit dhe as xhaxhai tij Florentit nuk kanë dhënë të dhëna për policinë. Madje ata kanë përplasur mjetin e tyre qëllimisht për të tentuar që të humbin gjurmët duke inskenuar një aksident.

Dyshimet e para sugjerojnë se konflikti ka pasur shkaqe të lidhura me aktivitete të jashtëligjshme, ndërsa hetuesit po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026