Zbardhet plagosja e 15-vjeçarit në Fushë-Mëzez, shpallet në kërkim xhaxhai
Është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja e ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Fushë Mëzez, ku mbeti i pagosur me armë zjarri një 15-vjeçar.
Policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Nazmi Pëllumbi (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak Florant Pëllumbi, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).
Ndërkohë binjaku i 29-vjeçarit është arrestuar pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.
Njoftimi i policisë
U shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
U arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona