U dëmtua rëndë në lumin Buna, qeveria fond për mjekimin e kirurgut Arvin Dibra

30 Janar 2025 | 22:14

Këshilli i Ministrave ka miratuar të enjten mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Prof. Dr. Arvin Dibrën, pas incidentit të rëndë që pësoi në lumin Buna.

Sipas vendimit të miratuar, një fond prej 2 milionë lekësh do të sigurohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa do të kryhet në bazë të faturave përkatëse të institucionit ku ai po trajtohet.

Vendimi u mor në përputhje me nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, dhe në vazhdim të vendimit nr.15 të datës 9 janar 2025, për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, së bashku me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në “Fletoren Zyrtare”.

Prof. Dr. Arvin Dibra, një kirurg i njohur dhe Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale në QSUT, pësoi dëmtime serioze në qafë dhe shtyllën kurrizore pas një aksidenti në lumin Buna. Ai ishte duke pushuar me familjen në Dajç, Shkodër, kur vendosi të zhytet me kokë në ujë, duke pësuar dëmtime të shumta. Pas ndihmës së parë, ai u transportua me helikopter në Tiranë për trajtim të specializuar por më tej është rekomanduar nisja për në Itali, për mjekim edhe më të specializuar.

Kirurgu i shquar ka shërbyer për shumë vite në fushën e mjekësisë dhe është një figurë e respektuar në komunitetin mjekësor, si dhe një pedagog i shquar në Universitetin e Mjekësisë.

Ky vendim vjen si një mbështetje për profesionistin dhe përpjekjet e tij për shërbimin ndaj shëndetit të qytetarëve, në një moment kur ai vetë ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore.

VENDIM:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Arvin Dibra, në masën  2 000 000 (dy milionë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,-thuhet në VKM.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026