Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 8 të pandehur

31 Janar 2025 | 14:17

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e katër të pandehurve të inceneratorit të Tiranës, Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi për tu gjykuar me procedurën e zakonshme si dhe për ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër.

Gjyqtarja Elsa Ulliri gjithashtu pranoi kërkesën e 8 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Konkretisht të ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj.

Në seancën e ardhshme, pritet që prokurori Dritan Prencci të japë konkluzionet për 8 të pandehurit, ndërkohë që për katër të tjerët do vijojë gjykimi.

Dosja e inceneratorit të Tiranës kaloi për gjykim në datë 13 dhjetor të vitit 2024. Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaccme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Për inceneratorin e Tiranës, ish deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit është ndarë më vete. Kjo për shkak se, Bllako akuzohet për një tjetër vepër penale, atë të korrupsionit.

Çështja ndaj tij është në fazën e dhënies së konkluzioneve nga ana e prokurorisë.

Seanca e radhës 7 shkurt, ora 13.00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026