Kalon për gjykim inceneratori i Tiranës, akuzat për 12 të pandehurit
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes së inceneratorit të Tiranës. Ky proces ka të bëjë me 12 të pandehur, të cilët akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Prej të pandehurve, vetëm tre prej tyre, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa të tjerët kanë kërkuar gjykimin në procedurë të zakonshme. Kjo kërkesë do të shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një gjykatës tjetër.
Në 2 gusht 2023, Prokuroria e Posaçme njoftoi mbylljen e hetimeve për të 12 të akuzuarit, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës lidhur me ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit të Tiranës.
Në dhjetor 2023, masat për këtë çështje kaluan për gjykim, dhe ndër të pandehurit janë të përfshirë figura të njohura, si ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.
Ndërkohë, për inceneratorin e Tiranës, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, njëherazi ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, është ndarë më vete, pasi po hetohet për një akuzë tjetër, atë të korrupsionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane