Zhduket pa gjurmë 54-vjeçari në Korçë, flet i vëllai
Prej ditës së dielë, 54-vjeçari Valmir Lame nga fshati Kamenicë i Korçës ka humbur kontaktet me familjarët, duke ngritur shqetësim mes tyre dhe banorëve të zonës.
Pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme, ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve të forcave RENEA, pasi dyshohet se mund të jetë vetëvrarë në rezervuarin e fshatit, i cili ndodhet pranë stanit të bagëtive të familjes së tij.
Vëllai i tij, Dashnor Lame, ka deklaruar se Valmiri kishte prej kohësh probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte larguar më parë nga banesa dhe merrej me blegtori.
“Ka humbur që të dielën, e kemi kërkuar në çdo vend. Kemi kërkuar ndihmën e policisë dhe pastaj të polumbarëve. Policia bëri ekspertizën këtu në rezervuar, do bëhet më pas procesverbali që ti jepet Drejtorisë së Policisë e të shikojmë se çfarë do bëjmë. Afër rezervuarit kemi bagëtitë që i mbajmë aty. Nuk kishim punë të rëndë që dhe vëllai të largohej nga fshati. Ai ishte i sëmur kohët e fundit. Kishte 2-3 muaj me dhimbje koke sepse ka pasur probleme shëndetësore që i vogël dhe ka vajtur shumë herë në spital. I kanë bërë vizita dhe i kanë thënë të paraqitej më datë 5 shkurt. Kjo është hera e parë që na ndodh kështu, nuk ishte larguar më parë”, tha i vëllai i Valmir Lames.
Ndërkohë, forcat polumbare kanë mbërritur në rezervuarin e Kamenicës dhe po kërkojnë për gjetjen e trupit të 54-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut