Makina përfshihet nga flakët në Unazën e Madhe, shpëton shoferi
Një makinë ka marrë flakë këtë të premte në Unazën e Madhe, pranë urës së Paskuqanit.
Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë automjetin ndërsa ishte në lëvizje, por fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe të largohet nga makina, duke shmangur çdo rrezik.
Forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët. Aktualisht, po punohet për zbardhjen e shkakut të incidentit.
Policia ka bllokuar një pjesë të rrugës për të mundësuar veprimet e shërbimeve, duke i kërkuar drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm në këtë zonë.
Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me shkakun e zjarrit, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet.

LEXONI GJITHASHTU:
Prej disa ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit në Korçë
Tiranë, 15-vjeçari shkon i plagosur në shtëpi, babai e dërgon në spital
VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend