Rama sulmon opozitën dhe partitë e reja, thirrja për emigrantët

1 Shkurt 2025 | 13:16

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të shtunë në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste, ku u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë të regjistrohen për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Rama kujtoi se afati i fundit për regjistrimin është 4 marsi, duke iu bërë apel emigrantëve që të mos e lënë regjistrimin për në minutën e fundit.

“Afati i fundit për t’u regjistruar është 4 marsi, mos e lini për ditën e fundit. Regjistrohuni për të votuar në 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim votën tuaj,” tha kryeministri Rama.

Ai gjithashtu kritikoi opozitën dhe partitë e reja, duke kërkuar mbështetje nga shqiptarët për mandatin e katërt, duke theksuar rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Të gjithë duhet ta dinë se kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë, duke djegur votën në oxhakun e partive të vjetra, apo në mangallët e disa partiçkave të reja, që të vetmen gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre,” shtoi Rama.

Ai vazhdoi duke theksuar se “vota për ata është një gur i hedhur në ujë në kënetën e bretkosave, ndërsa vota për ne është një gur i vendosur në muret e reja të shtetit shqiptar. Më në fund do të valëvitet flamuri më i bukur në botë, në Europë. Sot, shumë të rinj mësojnë në shkolla që janë shumë më të avancuara se ato të viteve të shkuara. Sot, Shqipëria është një vend ku meritokracia është e vërtetë, dhe jo lidhjet familjare. Prej vitesh nuk ka më ankesë për pranimin në fakultete. Shqipëria nuk është më vendi i analfabetizmit.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026